Sex

Si të arrini orgazmën më shpejt?! E gjitha është tek struktura e vaginës tuaj!

Kur bëhet fjalë për të arritur orgazmën gjatë seksit, faji i kalon gjithmonë mashkullit, por mesa duket një studim i ri në Universitetin e indianas ka zbuluar se përgjegjëse për orgazmën në fakt është vetë struktura juaj gjenitale.
E gjitha është tek distanca mes klitorit dhe taktit urinar.

Për femrat që kanë distancën më pak se 3 cm, atëherë e kanë më të thjeshtë për të kaluar në orgazëm vetëm me anë të penetrimit. Por nga ana tjetër, nëse distanca është më e madhe, na vjen keq t’ju themi se është shumë më e vështirë të arrini orgazmën vetëm me anë të seksit, por gjithsesi jo e pamundur.

Distanca e duhur, që do t’ju falë momente magjike, është ajo e 2.5cm. Sigurisht duke marrë parasysh çdo faktor tjetër të jashtëm, si madhësia e penisit, performanca teknike, aktiviteti i tij apo dhe pozicionet e përdorura.

Sipas studimeve është zbuluar se meshkujt e kanë më të thjeshtë të arrijnë në orgazëm gjatë penetrimit, ndryshe nga femrat, që janë të shumta në numër, që mund ta arrijnë atë vetëm duke stimuluar klitorin, apo gjatë seksit oral.