Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Bizhuteritë e Beyonce për natën e “Oscar”, një pasuri e tërë!

Mbrëmjen e së dielës u zhvillua edicioni i 94-rt i çmimeve ‘Oscar 2022’, ku filmi “Coda” u shpall triumfuesi. Mbrëmja e madhe u hap me një performancë të një prej yjeve më të mëdhenj të muzikës, Beyonce. Venus dhe Serena Williams ishin prezantueset e para në skenë, duke prezantuar performancën e këngëtares 40-vjeçare, nga e njëjta fushë tenisi në Compton ku mësuan sportin që ato do të dominonin.

Beyonce dha një performancë të fuqishme të “Be Alive” nga kandidati për “Filmin më të mirë”, “King Richard”, të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson. Vajza e këngëtares, 10-vjeçarja Blue Ivy, gjithashtu u pa me nënën e saj, duke mbajtur syze dielli dhe duke qendruar përballë Beyonce-s për një pjesë të performancës.

Vetë diva e muzikës pop ishte e veshur me një fustan jeshil neon të tejdukshëm dhe taka në ngjyrë të ngjashme. Ajo kishte vendosur si aksesorë një palë vathë diamanti me shkëlqim ndërsa kërcimtarët e saj kishin veshje të përshtatura sipas këngëtares.

Por ajo që disave u ka shpëtuar është vlera e bizhuterive që artistja mbante. Beyonce nuk është nga ata emra që të habit për shifrat e çmendura të veshjeve, apo bizhuterive, por këtë herë në total ajo mbante veshur aksesorë diamanti me vlerë 9 milionë dollarë.

Bizhuteritë sipas ‘Page Six’ mbajnë vulën e Lorraine Schwartz, që është emri i preferuar i yllit televiziv Kim Kardashian për aksesorët. Beyonce kishte vendosur 3 unaza, përkatësisht 50, 20 dhe 35 karat, vathë 150 karat dhe çantë 150 karat. Këto ishin vetëm bizhuteritë e darkës VIP pas mbrëmjes ‘Oscar’ që organizohet nga vetë Jay Z dhe Beyonce, ku të pranishëm ishin: Khloe, Kim Kardashian, Rihanna, etj.

Nëse nuk e keni parë, ceremonia e Oscar-it ishte plot ngjarje. Ne në këtë artikull do të trajtojmë stilin e shkëlqyer nga tapeti i kuq, sepse kishte jo pak pamje të bukura. Për fatin tonë, meshkujt e Hollywood-it po argëtohen me stilin e tyre me kravata të zeza më shumë se kurrë më parë. Ju njohim ndërkaq me meshkujt e veshur më mirë në ‘Oscars 2022’.