Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities

Simone Biles bën deklaratën e fortë në lidhje me jetën e saj!

Katër herë fituese e medaljes së artë, gjimnastja Simone Biles është shprehur se duhet të kishte hequr dorë para se të nisej për në Tokio. 24-vjeçarja duroi betejat me shëndetin mendor dhe humbjen e papritur të një anëtari të familjes gjatë Olimpiadës së Tokios këtë verë. Të gjitha ndodhën ndërkohë që ajo po përgatitej edhe të dëshmonte në një seancë në Senat në lidhje me hetimin e abuzimit seksual të Larry Nassar, ish- mjekut të ekipit të Gjimnastikës në SHBA.

Me të mbërritur në Tokio, Biles u tërhoq nga finalja e ekipit por pavarësisht gjithçkaje ajo arriti t’i mblidhte forcat, të kthehej dhe të fitonte një medalje bronzi në traun e ekuilibrit. Në një intervistë për revistën ‘New York’ ajo është shprehur se:

Nëse shikoni gjithçka që kam kaluar këto gjatë apo shtatë viteve të fundit, nuk do të isha bërë pjesë e një ekipi tjetër olimpik. Unë duhet të kisha hequr dorë para Tokios, që kur Larry Nassar ka qarkulluar në media për dy vjet. Por unë nuk do ta lejoja atë të merrte diçka për të cilën unë kam punuar që kur isha gjashtë vjeç. Unë nuk do ta lejoja atë të ma hiqte atë gëzim. Kështu që unë e kalova atë për aq kohë sa më lejonte mendja dhe trupi im.

Biles dëshmoi para Komitetit Gjyqësor të Senatit në lidhje me pretendimet e abuzimit seksual të Nassar së bashku me tre gjimnastë të tjera McKayla Maroney, Aly Raisman dhe Maggie Nichols të gjithë të mbijetuara të abuzimit nga Nassar.

Ajo hodhi dritë mbi fenomenin që e bëri atë të tërhiqej menjëherë nga ekipi dhe finalen e katërt individuale. Sfida e saj u bë më e vështirë edhe me vdekjen e tezes së saj, e cila vdiq “papritur” gjatë kohës që Biles po konkurronte në Tokio. Një dëshmi e vendosmërisë së saj, pavarësisht gjithçkaje, ishte ajo që duroi dhe arriti të largohej nga Tokio me një medalje të bronztë. Duke e çuar numrin e përgjithshëm të medaljeve të saj olimpike në shtatë.