Celebrities Film & Tv Showbiz

Skuadra “Zap” në një përballje latine mes çiftesh/Njihuni me pikët dhe performancat e secilit prej tyre!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte. Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy çiftet më të votuara të mbrëmjes u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme ku duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar këtë të premte.

Performanca e skuadrës “Llokumet” arriti të vlerësohej me 37 pikë ndërkohë që skuadra tjetër “Zap” është vlerësuar me 33 pikë dhe pas llogaritjes së pikëve të publikut, skuadra e “Llokumeve” arriti të krijonte imunitet ndërkohë që skuadra “Zap” do të duhet të përballeshin nëpërmjet performacave me njëri-tjetrin mes çifteve. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë ekskluzivisht përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.

Salsano dhe Lori (30 pikë)
Deborah dhe Niko (30 pikë)
Isli dhe Ledia (31 pikë)
Elona dhe Anxhelo (23 pikë)
Megi dhe Jurgen (33 pikë)