Celebrities Film & Tv Showbiz

Mbrëmja latine dhe sfida mes skuadrave në “DWTS” solli super performanca që nuk duhen humbur kurrësesi!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte.

Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy çiftet më të votuara të mbrëmjes u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme ku duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar këtë të premte. Pak më parë llogaria zyrtare e ‘DWTS’ ndau me ne dhe emrat që i janë vendosur dy grupeve me çiftet përkatëse.

Llokumet  37 pikë

Arditi dhe Jora, Arbër dhe Erisa, Elhaida dhe Ledian, Genti dhe Emanuela, Julka dhe Silvester, Sara dhe Luixhino

Zap  33 pikë

Salsano dhe Lori, Deborah dhe Niko, Elona dhe Anxhelo, Isli dhe Ledia, Megi dhe Jurgeni