Bota

Skulptura e Lepurit duke ngrënë karrotë, shitet për 91.1 milion dollarë

Një skulpturë e amerikanit, Jeff Koons u shit për 91.1 milionë dollarë, vlera më e lartë e një vepre arti, e realizuar nga një artist që jeton ende. Sipas shtëpisë së ankandeve, Christie’s në Nju Jork,  u siguruan 20 milionë dollarë më shumë se pritshmëritë. Aty paraqitet një lepur duke ngrënë një karrotë. E përfunduar në 1986-ën, skulptura prej çeliku 104 cm e lartë, konsiderohet si një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20. Mësohet se ajo u ble nga Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit Amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.