Celebrities Film & Tv

Sot “Harry Potter” feston 20-vjetorin por ja cila është surpriza e madhe që po vjen për të gjithë ne!

Epo është koha për një ribashkim të fuqishëm në klasën e Hogwarts! Së fundmi ‘HBO Max’ ka njoftuar se yjet legjendarë të “Harry Potter” si Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint plus edhe më shumë aktorë të tjerë që kanë qenë pjesë e kastit të zgjeruar të të tetë filmave, do të ribashkohen të gjithë pasi edhe përvjetori i 20-të i cili është sot , por që edhe debutimi i “Harry Potter: Return to Hogwarts” do të jetë me datë 1 janar  të vitit 2022.

Përveç treshes kryesore, në ribashkimin e madh po shfaqen edhe Ralph Fiennes, Helena Bonham Carter, Robbie Coltrane, Gary Oldman, Imelda Staunton, Tom Felton, James dhe Oliver Phelps, Mark Williams, Bonnie Wright, Alfred Enoch, Matthew Lewis, Evanna. Lynch, regjisori Chris Columbus dhe shumë e shumë të tjerë.

Uploaded image

Të tetë filmat e Potter janë aktualisht në dispozicion për t’u transmetuar edhe në “HBO Max”. Ndërkohë kujtojmë që edhe filmi i parë, “Harry Potter and the Sorcerer’s Stone” u shfaq premierë sot, 20 vite më parë. Aktorja e njohur Watson kishte postuar një foto së bashku me Daniel Radcliffe dhe Rupert Grint kur ata u luajtën për herë të parë si Hermione, Harry dhe Ron.

Harry Potter ishte shtëpia ime, familja ime, bota ime dhe Hermiona ende është personazhi im i preferuar imagjinar i të gjitha kohërave.

Sipas një njoftimi për shtyp, speciali retrospektiv do të shfaqë një histori magjepsëse përmes intervistave të reja të thelluara dhe bisedave të aktorëve, duke ftuar fansat në një udhëtim magjik në vetën e parë përmes një prej ekskluziviteteve më të dashura të filmave nga të gjithë. Ky debutim gjithashtu do të shfaqet më vonë edhe në TBS dhe Cartoon Network në pranverën e vitit 2022 përpara debutimit në teatër të filmit të tretë të ‘Fantastic Beasts:The Secrets of Dumbledore’.

Producenti ekzekutiv Casey Patterson tha në një deklaratë se:

Këtu ka magji në ajër me këtë kast të jashtëzakonshëm, pasi ata të gjithë kthehen në shtëpi në setet origjinale të Hogwarts, ku filluan gjithçka 20 vite më parë. Lumturia është e dukshme ndërkohë që të gjithë po përgatiten të marrin fansat në një udhëtim shumë të veçantë dhe personal, përmes realizimit të këtyre filmave të jashtëzakonshëm.