Bota Tech

Studimi i ri: Prodhimi i Bitcoin-it harxhon më shumë energji se…

Një studim i ri tregon se kriptomonedhat harxhojnë më shumë elektricitet për dollar se sa gërmimi i minierave për shumicën e metaleve. Sasia e energjisë që kërkon prodhimi i një Bitcoin-i me vlerë 1 dollar, është dy herë më e madhe se sa ajo që harxhohet për të gërmuar vlerën e njejtë të bakrit, arit apo platinit. Sipas tyre, puna virtuale që e mundëson Bitcoin-in, etherum-in etj, është e ngjashme me gërmimin e minierave se sa që kemi menduar.

Një bitcoin me vlerë 1 dollar harxhon rreth 17 megaxhaul energji për t’u prodhuar, krahasuar me katër, pesë, apo shtatë megaxhaul për bakrin, arin apo platinin. Në nëntor të vitit 2017, u zbulua se Bitcoin-i konsumon po aq energji sa shteti i Irlandës.

Ndërsa një studim tjetër thotë se network-u emeton po aq karbon sa një million fluturime me aeroplan në vit. Ky studim i ri është i pari që e sheh shpenzimin e energjisë në vlerë reale dollarësh. Rikujtojmë, se së fundmi Jack Dorsey, themeluesi i “Twitter”, njoftoi krijimin me reperin Jay Z të një fondacioni për të financuar zhvillimin e Bitcoin-it si një “monedhë interneti”.