Sport sport

Supergol i Jasir Asanit, kuqezinjtë zhbllokojnë ndeshjen në ‘Air Albania’

Shqipëria përballet me Moldavinë në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të Euro 2024-ës. Kuqezinjtë e Sylvinhos e nisën fushatën eliminatore me humbje në Poloni dhe do të kërkojnë fitoren e parë, për të nisur rrugëtimin drejt kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Shqipëri – Moldavi 1-0 (Asani 51′)

Kronika e ndeshjes:

51’ – Gooooooool. Jasir Asani niset bukur nga e djathta, hyn në qendër dhe godet nga jashtë zone, duke dërguar topin në trekëndëshin e portës së moldavëve. Festë kuqezi në “Air Albania”

– Starton pjesa e dytë. Shqipëria e nis menjë herë në sulm me Jasir Asanin, por goditja e tij devijohet dhe shkon në këndore…