Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelja Adriana Lima së shpejti nënë për herë të tretë!

Supermodelja e njohur Adriana Lima së fundmi ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit teksa ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë me të dashurin aktual, producentin e filmave, Andre Lemmers. Njoftimin e ëmbël Lima zgjodhi ta bënte përmes një videoje të shkurtër në TikTok.

Në video shfaqeshin klipe të ndryshme të Lemmers duke e frikësuar atë, përpara se ajo të ndryshonte rolet dhe ta befasonte me lajmin se një bebe është rrugës. Lima ka njoftuar se bebushi do të vijë në jetë në vjeshtë 2022.

@adrianalima

#firstiktok #baby #surprise

♬ (Your Love Keeps Lifting Me) Higher & Higher – Jackie Wilson

Rikujtojmë se supermodelja ka dy fëmijë, Valentina dhe Sienna, me ish-bashkëshortin, Marko Jaric. Njoftimi vjen pasi Lima festoi 25-vjetorin e punës në industrinë e modës. Edhe pse u tërhoq nga Victoria’s Secret në vitin 2018, supermodelja është ende aktive në shumë mënyra prapa kamerës, me fokusin kryesor në rritjen e dy vajzave të saj.

Edhe pse ende të vogla, vajzat e saj kanë shprehur interes për të ndjekur karrierën e nënës së tyre, diçka që Lima thotë se do ta mbështesë kur të vijë koha. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2019, Lima i dha fund lidhjes së saj me shkrimtarin turk, Metin Hara.

Sjellim në vëmendje se 40-vjeçarja dhe partneri i saj para pak kohësh mahnitën publikun me paraqitjen e tyre teksa ndoqën premierën e “Cruz’s Parallel Mothers”. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin dhe pozuan para kamerave duke u puthur në buzë pa asnjë kompleks. 

Ditën e Shën Valentinit Lima postoi një foto krah gjysmës së saj në rrjetin social Instagram teksa shkroi:

Shpirti im binjak, Gëzuar Ditën e Shën Valentinit! Të dua më shumë se çokollata!