Celebrities Gossip Showbiz

Adriana Lima shfaqet në Festivalin e Filmit më romantike se kurrë me mashkullin misterioz…

Ditën e djeshme, Festivali i Filmit i këtij viti është mbajtur në Venecia dhe siç dihet në të marrin pjesë aktorë nga e gjithë bota. Edicioni i 78-të i Festivalit po zhvillohet nga data 1 shtator dhe deri më 11 shtator. Ajo çfarë zakonisht bie në sy në këtë Festival janë veshjet e të ftuarve. Supermodelja Adriana Lima mund të themi se ka rrëzëllitur me paraqitjen e saj e veshur me një fustan të kuq të gjatë e kombinuar me një palë taka të larta dhe disa aksesorë prej ari.

 

40-vjeçarja dhe shoqëruesi i saj i ri mahnitën publikun me paraqitjen e tyre teksa ndoqën premierën e “Cruz’s Parallel Mothers”. Burri misterioz pranë saj dukej elegant i veshur me një kostum të zi. Dyshja dukeshin shumë të dashuruar me njëri tjetrin dhe pozuan para kamerave duke u puthur në buzë pa asnjë kompleks.

Epo nëse ka dashuri, komplekset nuk duhet të egzistojnë, nuk mendoni edhe ju kështu?! Rikujtojmë, se jo shumë kohë më parë, Adriana konfirmoi lidhjen e saj të re në Instagram megjithatë ende nuk është zbuluar emri i mashkullit që i ka “rrëmbyer” zemrën super yllit.

Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2019, Lima i dha fund lidhjes së saj me shkrimtarin turk, Metin Hara.