Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelja Kendall Jenner shpreh më në fund dëshirën për t’u bërë nënë!

Supermodelja Kendall Jenner ka thënë së fundmi në episodin e ‘The Kardashians’ se po vjen dita që të ketë fëmijë. Episodi tregoi 26-vjeçaren duke blerë një dhuratë për motrën e saj të vogël Kylie Jenner e cila ishte shtatzënë në atë kohë me djalin që lindi në shkurt. Ndërkohë Kendall, e cila është në lidhje me yllin e NBA-së, Devin Booker që nga viti 2020, është e fundit nga gjashtë fëmijët e Kris Jenner që nuk është bërë ende prind.

Brody dhe Kendall tani janë dy anëtarët e vetëm të mbetur të familjes Kardashian-Jenner që nuk kanë fëmijë. Rikujtojmë se pasi Kylie lindi djalin, mamaja e motrave të famshme, Kris Jenner tha në “The Ellen DeGeneres Show” se shpresonte që nipi i saj i ardhshëm të ishte i Kendall. Për momentin Kendall ka 20 mbesa dhe nipër.

Rikujtojmë, se Kendall ka pranuar se ajo e ndryshon shumë shpesh rutinën e saj të kujdesit për fytyrën, në përputhje me nevojat e lëkurës së saj. Duke pasur parasysh se ajo flet pa hezitim për lëkurën e saj problematike, Kendall kohë më parë ka vendosur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj maskën e fytyrës që bën vetë në shtëpi.

Trajtimi që Kendall beson se i ka ndryshuar lëkurën dhe i ka sjellë shumë përfitime është një maskë e thjeshtë me avokado, të cilën mund ta përgatisni vetë në kuzhinën tuaj. Sipas Kendall, maska bëhet shumë lehtë dhe hidraton në mënyrë të përsosur lëkurën dhe e bën atë të shkëlqyeshme dhe të shëndetshme. 

Kendall Jenner është një nga motrat Kardashian-Jenner me më shumë ndikim. Edhe pse e vogël në moshë, ylli gjithnjë ia del të tërheqë vëmendjen e fansave, qoftë me look-un e saj aq shumë të komentuar, sa edhe me thashethemet e shumta rreth jetës së saj personale apo atë të familjes së saj. Duket se, video e fundit e yllit të familjes Kardashian-Jenner, ka arritur të bëhet virale.