Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelja ruse Irina Shayk shpreh publikisht mbështetjen për Ukrainën dhe vjen me një thirrje!

Modelja e njohur ruse, Irina Shayk ka reaguar së fundmi për pushtimin rus në Ukrainë. Ajo ka postuar një simbol të paqes në llogarinë në Instagram, duke kundërshtuar luftën dhe duke u bërë thirrje ndjekësve që të dhurojnë për organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq të Ukrainës.

Duke shkuar një hap më tej, supermodelja e njohur nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar se:

Jo Luftës! Unë do të dhuroj për @unicef dhe @redcrossukraine. Ju lutemi kontrolloni postimet e mia për lidhjet dhe burimet e dhurimit, jepni atë që mundeni. Duke u lutur për paqe!

Sjellim në vëmendje se për këtë situatë të rëndë ka reaguar edhe këngëtarja ukrainase Ruslana Stepanivna Lyzhychko, e cila në një komunikim për mediat e huaja ka shprehur se:

Situata është e rëndë. Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar për të gjithë njerëzit në Ukrainë, por edhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Nuk kemi parë kurrë një luftë të tillë. Bomba, raketa, tanke, shumë gënjeshtra dhe dezinformata, përmes internetit dhe mediave sociale. Jemi të shokuar.

Ndërkaq, sot zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve Kiev-Moskë, po në Bjellorusi ndonëse ka shumë pikëpyetje për vendin. Një ditë më parë, mediat ruse nuk përjashtuan mundësinë e zhvillimit të tyre në kufirin mes Ukrainës e Polonisë. Kievi dhe Moska do të tentojnë të arrijnë një armëpushim. Banka ruse Sberbank vendosi të largohet nga tregu europian për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara, si rezultat i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Putin i ka bërë gabim llogaritë. Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se ka marrë kontrollin e Khersonit, qytet me 300 mijë banorë. Nëse këto pretendime vërtetohen, Khersoni do të bëhet qyteti më i madh ukrainas në duart e rusëve. Ndërkohë është i rëndësishëm për portin në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale. Ndër të tjera, marrja nën kontroll nënkupton kapjen e një burimi të madh ujor.