Celebrities Gossip Showbiz

Surprizon ish- i dashuri i Britney Spears, reagon mbi fitoren e çështjes së kujdestarisë!

Së fundmi, ish-i dashuri i Britney Spears ka reaguar në lidhje me suksesin e saj për të shpëtuar nga kujdestaria e babait për vite me radhë. Gjykatësja e kësaj çështjeje mori një vendim duke pezulluar Jamie Spears, si kontrollues i pasurisë dhe jetës së ylllit të pop-it.

Avokati i  Kevin Federline u shpreh për buletinin kryesor të kësaj jave për People se fitorja e Britney-t në gjyq për çështjen e kujdestarisë i jep prioritet tashmë dy djemve të saj, Preston,16 vjeç dhe Jayden James,15 vjeç për të marrë pak kohë pushim nga periudha e errët që kaluan dhe ta kompensojnë kohën e humbur pranë mamasë së tyre.

Një burim i afërt i këngëtares u shpreh se ajo fajëson babain e saj si arsyen e vetme që nuk u është gjendur afër tyre, pasi ata jetonin me Federline që nga gushti i 2019-tës. Gjithashtu, Jamie ka pasur një marrëdhënie tepër kaotike me nipërit e tij, sidomos me Sean me të cilin pati një zënkë ku më pas iu ndalua të shihte të dy djemtë.

“Ajo shpreson se do t’i shohë më shpejt djemtë e saj tashmë,”-shprehet burimi.

Ndërkohë, teksa avokati i Federline, Mark Vincent Kaplan kundërshtoi të përgjigjet për angazhimin e klientit të tij në kujdestarinë e dy djemve të tij u shpreh se është përkrahës i kësaj ideje.

“Në qoftë se Britney dëshiron të shohë fëmijët e saj, ajo mundet kur të dëshirojë. Nuk e dimë se kur kujdestaria do të përfundojë tërësisht por përderisa djemtë e tij janë të sigurtë dhe të vëzhguar siç duhet dhe Britney mundet të kujdeset për ta pa prezencën e Jamie, ai është i lumtur.”-shprehet Kaplan.

Rikujtojmë se Britney Spears po shijon fejesën me Sam Asghari, ku së shpejti sipas një burimi të brendshëm ajo planifikon të bëjë një dasmë private sa më shpejt të jetë e mundur dhe dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë. Ajo dhe Sam u njohën në xhirimet e videoklipit të saj në 2006-tën, “Slumber Party” teksa ai shfaqej si një model i përzgjedhur nga vetë Britney për pamjen e tij tërheqëse.