Celebrities Film & Tv Showbiz

Sylvester Stallone bëhet bashkë me ‘kundërshtarin’ e tij për një projekt të ri!

Në ngjarjen njohur të ‘Arnold Sports Festival’ e cila u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar, asnjë aktor nuk mundi ta fshinte buzëqeshjen nga fytyra gjatë ribashkimit të organizuar nga Jenni Falconer. Grupi u finalizua kur yjeve si Sylvester Stallone dhe Dolph Lundgren iu shtua edhe Arnold Schwarzenegger i cili iu bashkua ekipit përmes lidhjes me video pasi nuk ishte në gjendje të merrte pjesë personalisht për shkak të dëmtimit të tij në këmbë.

Ndërkohë që ata akoma arrijnë të kryesojnë dhe të dominonjnë në ekskluzivitetin e filmave aksion, treshja do të ribashkohet në ekran për ‘Expendables 4’ të ardhshëm, i cili do të filmohet dhe do të xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar. Duke treguar se ata ishin larg botës nga paraqitjet e tyre stoike në ekran, çifti muskuloz u fotografuan krah për krahë duke marrë edhe një pozë boksi ndërsa buzëqeshnin me gëzim për të gjithë shikuesit.

Arnold duhej të ishte në ngjarje personalisht, por mjekët e këshilluan aktorin të mos udhëtonte për në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të dëmtimit. Ai u premtoi fansave të tij përmes rrjetit social ‘Twitter’ se do të ishte atje personalisht vitin e ardhshëm. Aktori u shpreh se:

Jam shumë i mërzitur që nuk mund t’ia dal për shkak të gjendjes së këmbës. Kam dëmtuar këmbën. Mjeku më tha të mos udhëtoja. Kështu që më vjen keq për këtë. Do të më shihni në ekran. Kështu që mezi pres të vij vitin e ardhshëm në 2022. Unë do të jem atje. 

Përkundër buzëqeshjeve të gëzuara, ishte një histori krejt tjetër kur dyshja u takuan në ekran në vitin 1985, me Ivanin duke mposhtur mikun dhe mentorin më të mirë të Rocky Apollo Creed në ring për vdekje.

Fotografia tërhoqi pëlqimet e Dolph, Harrison Ford, Jean-Claude Van Damme, Wesley Snipes, Antonio Banderas, Mickey Rourke, Bruce Willis, Arnold Schwarzenegger, Mel Gibson dhe më shumë. Të porsaardhurit në filmin e katërt përfshijnë Megan Fox, Andy Garcia, Tony Jaa dhe 50 Cent.