Celebrities Gossip Showbiz

“Takimin me Sabianin e kam traumë akoma…”, Kristi rrëfen gjithçka pas “BBV2”!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Ditën e sotme Kristi ka qenë i ftuar tek “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën, ku ka treguar më shumë rreth projekteve dhe lidhjes së tij të re. E ndërsa ka folur për lidhjen e re dhe se ka takuar prindërit e saj, u rikujtua fakti që Kristi ka takuar Sabianin, babin e Keisit në kohën kur kishin lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBV2”, të cilën Kristi e konsideron ‘traumën’ e tij.

Kristi: Kam takuar prindërit e saj

Arjoni: Brenda apo jashtë  “BBV2”

Kristi: Dëgjo se këtë e kam traumë, që ekziston brenda meje ajo situata që u krijua tek Big-u.

Erjona: Me ardhjen e Sabianit, e ke fjalën?  

Kristi: Absolutisht

Erjona: Po pse është një traumë?

Kristi: Eshtë traum sepse përfshihet një gjë më shumë se sa një dalje në skenë ose një lojë. Implikohet një marrëdhënie, bëhet shumë komplekse pastaj babai i të dashurës tënde është një figurë autoritare, vëzhguese, kritike dhe që do gjithmonë më të mirën e vajzës. Kështu që, në këtë aspekt, babai i të dashurës është një figurë e frikshme sepse në një farë mënyrë me atë bën luftë por ky nuk është rasti i Sabianit…

E ndërsa ka folur për marrëdhënien e tij me Dea Mishel,  e cila është përfolur shumë dhe ka treguar se kanë një miqësi të pastër me njëri-tjetrin.