Celebrities Gossip Showbiz

“Nga miqësia lind dashuria”, Krist Aliaj shprehet për marrëdhënien me Dea Mishel!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Ditën e sotme Kristi ka qenë i ftuar tek “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën, ku ka treguar më shumë rreth projekteve dhe lidhjes së tij të re. E ndërsa ka folur për marrëdhënien e tij me Dea Mishel,  e cila është përfolur shumë dhe ka treguar se kanë një miqësi të pastër me njëri-tjetrin.

Kristi: Me Dean jemi takuar e kemi shpjeguar si është situata… Ne jemi miq kemi kaluar gjithë atë kohë bashkë kam ndihmuar Dean kur kishte nevojë dhe ajo mua, kemi një miqësi të pastër…

Arjoni: Dashuritë e mëdha nga miqësitë lindin

Kristi: Pse më provokon… po të ishte ky rast do kishte ndodhur 

E ndërsa ka folur për kohën pas mbarimit të “BBV2” deri tani, Kristi ka habitur pasi e ka konsideruar si periudhë post orgazëm.