Celebrities Gossip Showbiz

Tanimë edhe në rrjete sociale Bebe Rexha flet shqip!

Ylli i muzikës pop Bebe Rexha në mbishkrimin e fotos së fundit që ka postuar në Instagram ka shkruajtur: “Ku gjen më mirë?”. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me 12 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi provokuese, por vëmendjen e mori përshkrimi në gjuhën shqipe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në SHBA, Bebe vijon të ruajë një lidhje të fortë me vendin e saj. Ajo shpesh poston në mediat sociale postime, meme që lidhen me traditat e zakonet e shqiptarëve. Madje, Bebe pati premtuar vitin e kaluar një këngë në shqip, por ende nuk është publikuar.

Së fundmi, ylli i muzikës publikoi këngën e saj të re “Chase It”. Kënga shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës, më pak se një vit pasi doli albumi i saj i fundit. “Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë e tepërt të bëja një pushim nga muzika,”-tha këngëtarja 34-vjeçare, e cila u nda nga ish i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar.

“Unë thjesht vendosa të bëja muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.”-tha Bebe për PEOPLE. Nëpërmjet këngës “Chase It”, Bebe tregon se nuk po kërkon një burrë, por e di se mund ta gjejë lehtësisht një nëse do. “Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk jam duke u marrë me këtë gjë. Unë jam duke u fokusuar tek vetja dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese”-u shpreh ajo.

Ndërkaq, së fundmi një ngjarje e vogël në platformën X ka tërhequr vëmendjen e fansave të Bebe-s. Ikona e kaltër e verifikimit nga profili i saj duket se është zhdukur pa lënë gjurmë. Njëri prej fansave ka vendosur të adresojë këtë mister në një mënyrë të drejtpërdrejtë duke i thënë 34-vjeçares. “Bebe ku e ke shenjën tënde të verifikimit?”.