Celebrities Gossip Showbiz

Bebe Rexha flet për jetën e saj sentimentale një vit pas ndarjes nga Keyan Safyari!

Së fundmi, ylli i muzikës pop Bebe Rexha publikoi këngën e saj të re “Chase It”. Kënga shënon fillimin e një epoke të re në jetën dhe karrierën e Rexhës, më pak se një vit pasi doli albumi i saj i fundit. “Kam kaluar një ndarje dhe mendoj se do të kishte qenë e tepërt të bëja një pushim nga muzika,”-tha këngëtarja 34-vjeçare, e cila u nda nga ish i dashuri Keyan Safyari vitin e kaluar.

“Unë thjesht vendosa të bëja muzikë sepse është e vetmja gjë që më ndihmon vërtet.”-tha Bebe për PEOPLE. Nëpërmjet këngës “Chase It”, Bebe tregon se nuk po kërkon një burrë, por e di se mund ta gjejë lehtësisht një nëse do. “Të gjithë duan të jenë të dashuruar, por unë nuk jam duke u marrë me këtë gjë. Unë jam duke u fokusuar tek vetja dhe është me të vërtetë çliruese dhe argëtuese”-u shpreh ajo.

“Chase It (Mmm Da Da Da)” tregon jo vetëm talentin artistik të Bebe-s, por edhe shkathtësinë e saj për të qenë inovative dhe për të eksploruar territore të reja në karrierën e saj artistike. Fansat dhe kritikët mezi presin të shohin ecurinë e kësaj kënge në klasifikimet muzikore dhe se si do të pritet nga audiencat globale.

Rexha, ka arritur së fundmi një rekord prej 14 miliardë dëgjimeve në Spotify, platforma muzikore më e madhe në botë. Lajmi i arritjes së saj u zbulua nga vet këngëtarja përmes një njoftimi në InstaStory. Postimi përmbante një citim që njoftonte: “Bebe Rexha ka tejkaluar shifrën e 14 miliardë dëgjimeve nga të gjitha këngët e saj. Ajo është artistja e 23-të femër më e dëgjuar në këtë platformë”.