Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë e kanë një koment për të, përse mos ta ketë edhe bashkëshortja e tij? Melania tregon se si i duket Donald Trump në daljet televizive!

Së fundmi në një tubim politik, Donald Trump ka folur për dritat e forta të skenës dhe reagimet shumë të sinqerta që mori nga gruaja e tij, Melania. Trump mori pjesë në një tubim në Iowa dhe foli me shikuesit për dritat e forta që përdoren në këto lloj ngjarjesh. Trump tha se:

Në televizor dukesh si budalla.

Kur shkoj në shtëpi për ta parë me Melania-n e pyes: “Si dukem?” dhe ajo më thotë se nuk dukem fare mirë. Më thotë: “Këto drita janë të tmerrshme”.

Së fundmi një burim i afërt me dyshen pretendoi se Melania dhe Trump po rinegocionin martesën e tyre. “Kjo është të paktën hera e tretë që Melania ka rinegociuar kushtet e marrëveshjes së saj martesore. Melania është më e shqetësuar për ruajtjen dhe rritjen e një besimi të konsiderueshëm për djalin e tyre, Barron”. Një burim tjetër tha se ndërsa Trump ishte ende i pasur, çështjet ligjore që ai kishte në vitin e kaluar kishin shkaktuar disa ndryshime.

Ish-presidenti amerikan po përballet në gjykatë me një padi civile prej 250 milionë dollarësh, sipas së cilës ai ka dhënë informacione të rreme mbi vlerën e perandorisë së tij të pasurive të paluajtshme. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ngriti padi kundër zotit Trump, dy djemve të tij të rritur dhe kompanisë së tij. Ish-presidenti është kthyer në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut. Këtë radhë ai po përpiqet që pasuritë e paluajtshme të mos bien në zotërim të shtetit të Nju Jorkut.