Luiz Ejlli sa vjen e po bëhet edhe më aktiv me karrierën e tij pas daljes nga ‘’Big Brother Vip’’. Të gjitha këngët që ai ka publikuar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Luizi përpos xhirimeve në filmin “Në Kuadër të Dashurisë” ka treguar se është rikthyer edhe në muzikë gjithashtu me plot projekte, disa solo e disa bashkëpunime.
Para pak orëve këngëtari ka postuar në Instagramin e tij një foto ku në murin e një dyqani është vizatuar Tomi dhe në duar ai mban Gogun dy personazhe shumë të dashur për fëmijët edhe për të rriturit. Ai poshtë fotos ka shkruar:
Me Tomin dhe Gogun.
View this post on Instagram
Megjithatë dhe pse kanë kaluar vetëm pak orë ai numëron mbi 5 mijë pëlqime dhe mbi 2 mijë komente, teksa fotot e tij bëhet virale në çdo platformë.
Së fundmi, Luizi ka publikuar këngën e tij “Dedikim” që ia kushtoi Kiarës, bashkëshortes së tij, një projekt që u prit mjaft mirë nga publiku. Ai ka lamëruar në një InstaStory për këngën e tij të radhës e cila do i dedikohet nënës së tij dhe pritet të dalë shumë shpejt. Ne akoma nuk kemi një datë fikse për këngën e re të këngëtarit por fansat e tij mezi po e presin këtë projekt muzikor.