Celebrities Gossip

Të nominuarit në “Oscar” padyshim që shpërblehen dhe ja çfarë dhuratash marrin ata!

Më 25 prill, pra ditën e dielë do të mbahet edicioni i 93-të i ndarjes së çmimeve “Oscar”. Rikujtojmë, se përmes një transmetimi live, aktorja Priyanka Chopra dhe muzikanti e aktori Nick Jonas kanë prezantuar emrat e filmave, aktorëve, regjisorëve e producentëve të nominuar për këtë vit.

Të nominuarit për çmimet Oscar të këtij viti janë njoftuar se nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në ceremoni përmes aplikacionit “Zoom”. Do të jenë të pranishëm online vetëm disa prej kandidatëve, në mënyrë që shfaqja të jetë më intime thonë producentët e ceremonisë në një letër dërguar të nominuarëve.

Por nëse ju ka shpëtuar një detaj rreth kësaj ceremonie, ne ju kujtojmë se të nominuarit do të marrin çantat legjendare të dhuratave përmes postës nëse nuk marrin pjesë personalisht. Çdo çantë thuhet se kap vlerën plot 60 mijë dollarë. Për të 19-tin vit radhazi, “Distinctive Assets”, kompania që qëndron pas çantave të dhuratave, ka krijuar çantën e dhuratës për të gjithë të nominuarit.

Por, çfarë ka saktësisht brenda?

Sipas “Cosmopolitan”, çantat përfshijnë kupona për tre netë në Resortin Kahari në Bahamas, tre netë në “Casa del Campo” në Republikën Dominikane, dy netë në Resortin ekskluzive “Raiwasa” në Fixhi, dhe vetëm për të nominuarit, katër netë në “Sailrock Resort” në ishujt Turk dhe Kaikos , i cili vlerësohet të kapi vlerën dhjetë mijë dollarë.

Ekzistojnë gjithashtu kupona dhe ftesa për trajtime manikyri, kirurgji plastike dhe madje edhe këshilla të personalizuara për investime nga kapitalistët e sipërmarrjes.

Rikujtojmë, se së fundmi janë bërë disa parashikime se kush mund dhe kush duhet të fitojë “Oscar”-in këtë vit.