Celebrities Gossip Showbiz

Të rrisësh 6 fëmijë të ndryshëm, Angelina Jolie flet si rrallëherë për përvojën e mëmësisë!

Përveç se një yll Hollivudi, aktorja e njohur Angelina Jolie është edhe nënë e 6 fëmijëve. Në intervistën e saj më të fundit, Jolie thotë se fëmijët e saj i mësuan mirësinë. Ylli i filmave shprehet se:

Një nga gjërat më të rëndësishme është të jesh e sinqertë dhe e sjellshme. Unë jam shumë e sinqertë me fëmijët e mi dhe shumë njerëzore. Jini aty për të mbështetur dhe zhvilluar të gjitha aspektet e ndryshme të asaj që janë. Unë kam 6 qenie njerëzore shumë individuale në shtëpinë time. Ne duhet t’i ndihmojmë ata të kuptojnë se kush janë. Dashamirësia e fëmijëve të mi ka qenë shumë shëruese për mua në ditët e mia më të vështira.

Të qenit nënë u bë një nga prioritetet kryesore në jetën e saj dhe ne mund ta shohim Jolie me fëmijët e saj kudo, në koncerte, dyqane dhe ceremoni. Aktorja përpiqet të pranojë se kush janë dhe të mos i shtyjë të ndryshojnë kundër dëshirës së tyre. Ajo nënvizon se:

Unë nuk jam një prind i përsosur në asnjë mënyrë. Pyes veten: ‘A po bëj gjënë e duhur? A thashë gjënë e duhur?’ gjatë gjithë kohës.

Rikujtojmë, se martesa e Angelina Jolie me Brad Pitt ishte një nga historitë më të bukura dhe që bëri më shumë bujë në Hollywood, por fundi i saj nuk ishte aspak kështu sepse tani dyshja po përballen me shumë probleme me divorcin dhe ndarjen e pasurisë.