Celebrities Gossip Showbiz

“Telefonat na i kanë marrë në hotel….”, Gent Hazizi flet për trekëndëshin e krijuar Keisi-Kristi-Zaza!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet. Krsiti dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq. Kristi me historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë ka ngjallur jo pak polemika.

Sjellim në vëmendje se Kristi sqaroi publikun duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të. E mbrëmjen e djeshme Kristi dhe Keisi shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë.

Megjithatë, ish-banori Gent Hazizi, i ftuar në “Shqipëria LIVE”, ka ngritur dyshime për vërtetësinë e kësaj bisede pasi ai deklaroi se të gjithë banorët në atë orë ndodheshin në hotel, dhe telefonat e tyre ishin sekuestruar nga produksioni.

Telefonat na i kanë sekuestruar që në hotel, para se të niseshim për te Bigu. Nuk ka mundësi sepse ora është 6 pa 10 e pasdites,  nuk kemi pasur telefona në atë moment. Kristi ka thënë që ka qenë shumë konfuz për lidhjen që ka pasur nga jashtë, kur hyri.Babai i Kristit, Robert Aliaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë, në emisionin “Shqipëria LIVE”. Ai ka deklaruar se e mbështet lidhjen e djalit të tij me Keisin, ndërsa theksoi se ai asnjëherë nuk ka deklaruar që Kristi ka qenë i lidhur më parë.

Babai i Kristit, Robert Aliaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me këtë situatë, në emisionin “Shqipëria LIVE”. Ai ka deklaruar se e mbështet lidhjen e djalit të tij me Keisin, ndërsa theksoi se ai asnjëherë nuk ka deklaruar që Kristi ka qenë i lidhur më parë.