Celebrities Gossip Showbiz

“Ti i bën autogola vetes!” Olta debaton me Luizin…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar. Ndërkohë, përballje të forta ka pasur mes Oltës dhe Luizit, teksa aktorja e ka falenderuar këngëtarin së fundmi.

Ti i bën autogola vetes. Faleminderit. Si njeri nuk ke ku më kap fare. Faleminderit që nuk më llogarit dhe shumë faleminderit që i bën autogola vetes çdo ditë. Kështu më lë kohë të merrem me njerëz normal. Edhe kur debaton, debaton si njeri i edukuar, por me ty të ulet niveli komplet.

Kujtojmë se më parë Luizi e ka kërcënuar aktoren duke e paralajmëruar që së shpejti do ta bëjë atë, të dëshirojë të largohet vetë nga shtëpia e BBV.

Do të bëj Olta, të kërkosh ndihmën e publikut për të dalë jashtë! A kam thënë ndonjë fjalë që nuk ka dalë?!