Celebrities Gossip Showbiz

Këshilla e Luiz Ejllit për një lojë më të mirë në BBV!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga protagonistët e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Luiz Ejlli. Duket se ai e njeh mirë lojën dhe ka strategji për të sulmuar kundërshtarët e tij. Megjithatë, së fundmi ai ka vlerësuar edhe suksesin e një strategjie më të heshtur, ndoshta duke ‘thumbuar’ një tjetër banor brenda shtëpisë së “BBV”. Ekzaktësisht ai ka thënë:

Sa më shumë të luash rolin e budallait, aq më shumë i favorizuar je në këtë lojë.