Celebrities Gossip Showbiz

Tifozët shqiptarë brohorasin emrin e Mozzik në ndeshjen e të ish të dashurit të Loredanës, futbollistit Karim Adayemi!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Shumë prej fansave të ish-çiftit nuk janë pro lidhjes së Loredanës me Karim dhe e kanë mbështetur Mozzik edhe në komente e së fundmi edhe live. Kjo është vënë në dukje së fundmi nga një video që ka qarkulluar në rrjete sociale, ku disa tifozë me origjinë shqiptare kanë brohoritur emrin e Mozzik në stadium, teksa Adeyemi po bënte nxehjen për ndeshjen e Champions Leagur, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të luante përballë anglezëve të Newcastle. Ama futbollsiti nuk ka bërë asnjë reagim dhe i ka injoruar këto thirrje.

@shkoderalbania777

#loredana #mozzik #mozik #getinjo #dortmund #newcastle @𝐋𝐎𝐑𝐄𝐃𝐀𝐍𝐀 𝐙𝐄𝐅𝐈 @Mozzik

♬ original sound – Shkoder Albania

Për herë të parë reperja në një intervistë ka treguar se si është njohur me futbollistin. Loredana ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim-i i kishte shkruar në rrjetet sociale. Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim.