Gossip Showbiz

Nga fusha e futbollit te tingujt shqiptarë? Karim Adeyemi surprizon duke mësuar çiftelinë?

Karim Adeyemi, ylli i Borussia Dortmundit dhe partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një veprim që lidhet drejtpërdrejt me kulturën shqiptare.

Futbollisti është shfaqur së fundmi me një çifteli në duar, duke u përpjekur të mësojë të luajë instrumentin tradicional shqiptar.

Pamjet janë publikuar nga vetë Loredana në rrjetet e saj sociale, ku Adeyemi shihet i përqendruar teksa eksperimenton me tingujt e çiftelisë.

Në një postim tjetër, ai shfaqet sërish duke ushtruar, duke dhënë përshtypjen se po e merr seriozisht këtë “sfidë” kulturore.

Ky veprim ka ngjallur reagime pozitive nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë përshëndetur interesin e futbollistit për traditat e vendit të partneres së tij.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Karim Adeyemi shfaq respekt dhe afeksion ndaj kulturës shqiptare.

Vitin e kaluar, ai vizitoi Kosovën, ku ndaloi edhe pranë memorialit të UÇK-së në Shtërpcë, një gjest që u vlerësua gjerësisht në rrjet.

Për më tepër, Adeyemi ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar, një shenjë e njohur identitare për shqiptarët, duke treguar hapur lidhjen emocionale dhe respektin që ka krijuar ndaj kësaj kulture.

Veprimet e tij po komentohen gjerësisht si një dëshmi se marrëdhënia me Loredanën ka ndikuar jo vetëm në jetën personale, por edhe në afrimin e tij me traditat dhe simbolikën shqiptare.