Bota Celebrities

Time/Elon Musk shpallet “Njeriu i Vitit”!

Elon Musk, themeluesi i Teslas, është shpallur “Njeriu i Vitit” nga prestigjiozja “Time”.

Brenda një viti, Musk ka arritur të kalojë Jeff Bezos në garën hapësinore, duke u bërë njeriu më i pasur në botë.

“Time” ka shpjeguar edhe arsyet e kësaj zgjedhje.

“Njeriu më i pasur në botë nuk ka shtëpi dhe së fundmi ka filluar të shesë pasurinë e tij. Ai lëshon satelitë në orbitë.

Ai drejton një makinë që e ka ndërtuar vetë dhe nuk përdor benzinë. Ai ëndërron Marsin teksa “kalëron” në Tokë”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Me një kërcitje të gishtit të tij, tregu i aksioneve ngrihet ose bie.

Në prill, SpaceX fitoi kontratën ekskluzive të NASA-s për të dërguar astronautët amerikanë në Hënë për herë të parë që nga viti 1972. Në maj, Musk prezantoi Saturday Night Live. Në tetor, gjigandi i makinave me qira Hertz njoftoi se planifikonte të shtonte 100,000 Tesla në flotën e tij. Këto janë vetëm disa nga sukseset e tij të fundit.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” ka arritur të ardhura rekord prej 13.76 miliardë dollarësh dhe një fitim neto prej 1.6 miliardë në tremujorin e tretë të vitit. Kjo i tejkaloi parashikimet e tregut dhe pavarësisht treguesve të mirë të biznesit, aksionet e “Tesla” ranë me 1.5%.

Fitimet e rregulluara për aksion janë 1,86 dollarë kundrejt 1,59 dollarëve të pritur, sipas një sondazhi nga kompania e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave financiare ‘Refinitiv’ dhe të ardhurat janë 130 milionë dollarë nga mbi 13,63 miliardë dollarë të parashikuar. Fitimi neto tremujor i kompanisë, prej 1.6 miliardë dollarësh, kalon 1 miliard dollarë për herë të dytë dhe është pesë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur arriti në 331 milionë dollarë.

Rezultatet e shkëlqyera financiare u udhëhoqën nga përmirësimi i marzhit bruto prej 30.5% në sektorin automobilistik të “Tesla”, pra 26.6% në total, në nivel të të gjitha njësive të biznesit, ku të dy treguesit shënojnë një rekord në pesë tremujorët e fundit. Të ardhurat në sektorin e automobilave u rritën në 12.06 miliardë dollarë dhe kostot në 8.38 miliardë dollarë.