Aktualitet

Tiranë, nis vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët!

Nis vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet. I pranishëm ishte dhe Kryeministri Rama i cili  theksoi se synohet edhe vaksinimi i policisë si dhe i ushtrisë me qëllim goditjen e gjithë zinxhirit që ka më shumë kontakte.

Prandaj ne duam t’ju nxjerrim sa më shpejt nga ky shqetësim dhe që mësuesit bashkë me mjekët e infermierët mos kenë mundësi të preken nga virusi. Jemi afër një lajmi të madh. Edhe pak ditë dhe do sjellim një sasi tjetër të vaksinave. Sfida juaj është të thyejmë, të vazhdojmë me gjithë pjesën tjetër Policinë, Ushtrinë gjithë ata që kanë ndërveprim. Ata me sëmundje kronike. Pra të godasim të gjithë zinxhirin që ka më shumë kontakte

I pyetur në lidhje me sigurinë e vaksinës Astra Zeneca, kreu i qeverisë tha se gazetarët duhet të bëhen përçues të së vërtetës dhe se vaksinat që kanë mbërritur dje në vendin tonë, kanë ardhur nga Suedia, ku sipas Ramës nuk ka shanse të jenë të pasigurta.

Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërteta dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive. Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia. Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka

Rama tha dje se disa shkolla në të gjithë vendin do të kthehen në qendra vaksinimi që do të bëjnë dhe vaksinimi e mësuesve me dozat e vaksinës AstraZeneca. Kryeministri bëri gjithashtu të ditur se gjatë muajit prill do të vijnë edhe 60 mijë doza të tjera nga AstraZeneca dhe 30 nga Pfizer.