Celebrities Film & Tv

Tory Spelling kujton mikun e saj Luke Perry me postimin emocionues!

Aktorja e njohur nga seriali ikonik “Beverly Hills 90210”, Tory Spelling ka postuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram në nder të mikut dhe kolegut të saj, Luke Perry, i cili nuk jeton më. Luke ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 52-vjeçare, vetëm disa ditë pasi pësoi një goditje në tru dhe u shtrua në spital. Aktori arriti kulmin e famës kur u bë pjesë e shfaqjes amerikane “Beverly Hills 90210” ku u bë mashkulli i preferuar i femrave në atë kohë.

Tory ka publikuar foton e vjetër ku shihet me Luke dhe që ai e puth atë në faqe në ditën që Perry do të festonte 54-vjetorin e tij. Aktorja kujtoi se sa mik i mirë ishte ai dhe sesi e shpëtoi atë nga një zënkë e çastit me ish-të dashurin e saj, që po abuzonte verbalisht me të. Ajo shkruan:

Gëzuar ditëlindjen për vëllain dhe mikun tim të dashur Luke… Më mungon shumë dhe nuk ka ditë që nuk të kujtoj. Ti ishe i veçantë në llojin tënd. Mbaj mend që të kam takuar në një periudhë të pasigurtë të adoleshencës time. Ti ishte djali i parë që më bëre të ndihem njerëzore, e sigurt dhe komediane. Si mik dhe vëlla i madh shkove dhe u zure ashpër për mua, kur isha në një marrëdhënie abuzive. Pastaj më fole për këto momente të pasigurta që i kalonin vajzat në adoleshencë. Ti kishe një mënyrë për ta bërë çdo njeri të ndihej i sigurt, i dëgjuar dhe i veçantë që në minutën e parë që të takonte. Energjia jote e pastër ishte një dashuri vetëmohuese. Më pëlqente të merrja mesazhe dhe telefonata që më pyesnin për fëmijët e mi dhe gjithmonë përfundonin me: ‘Daja Luka i do ata’. Si prind i vure gjithmonë Jack dhe Sophie të parët. Dy keqardhje kam. Ne kurrë nuk e bëmë atë natën familjare me taco të martën në shtëpinë tuaj (Kam dëgjuar që taco-t tuaja ishin më të mirat) dhe se nuk mund ta përmbushja vizionin dhe ëndrrën tënde që kasti ynë të bënte atë film horror që kishe aq pasion për të bërë. Më fal që të dyja ato gjëra nuk kanë ndodhur kurrë. Sot dhe çdo ditë, të gjithëve na mungon dhe të mbajmë në zemrat tona. Ke lënë mjaft mbresa në këtë jetë Luke.

Spelling nuk ishte e vetmja që nderoi mikun e saj. Edhe pjesëtarë të tjerë të kastit postuan fotografi të Luke në Instagramin e tyre. Jennie Garth ka qenë një nga ato, e cila shkroi:

Më mungon, miku im.

https://www.instagram.com/p/CU5iR8VPMv1/