Bota

Tragjedia në “Astroworld”/ Rritet numri i viktimave!

Është shënuar viktima më e re në moshë nga tragjedia e festivalit “Astroworld” të Travis Scott. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kryebashkiaku i Houston, Sylvester Turner, ku njoftoi për vdekjen e një djali 9-vjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda ndërsa ndiqte festivalin muzikor.

Ezra Blount, i cili jetonte në Dallas, ishte në gjendje kome për shkak se ‘u shkel me këmbë’ gjatë një turme njerëzish në festival më 5 nëntor. Ben Crump, avokati i familjes, tha se djali vdiq të dielën në spitalin e fëmijëve në Teksas në Houston. Turner shkroi:

Jam i pikëlluar që mësova për vdekjen e Ezra-s këtë mbrëmje. Qyteti ynë sonte lutet për nënën, babin, gjyshërit, anëtarët e tjerë të familjes së tij dhe shokët e klasës në këtë kohë të vështirë. Ata do të kenë nevojë për të gjithë mbështetjen tonë në muajt dhe vitet në vijim. Zoti u dhëntë forcë. U prehsh në paqe Ezra.

 

Në një deklaratë për “Fox News” nga avokati i familjes, Ben Crump, ai vë në dukje se familja aktualisht është e shkatërruar për humbjen e më të dashurit të tyre. Në deklaratë thuhet:

Familja Blount sonte është e pikëlluar për humbjen e djalit të tyre të vogël. Ky nuk duhet të ishte rezultati i marrjes së djalit të tyre në një koncert. Vdekja e Ezra-s është absolutisht e trishtueshme. Ne jemi të përkushtuar të kërkojmë përgjigje dhe drejtësi për familjen Blount. Por sonte qëndrojmë në solidaritet me familjen, në pikëllim dhe në lutje.

“Fox News” raportoi më parë se Ezra ka qenë së bashku me të atin duke ndjekur performancën e reperit Travis Scott. Djali ra në tokë dhe u shkel nga turma e njerëzve.

Rikujtojmë se, në festivalin muzikor ishin të pranishëm rreth 50 mijë persona. Pavarësisht kritikave nga zyrtarët në Hjuston, zëdhënësja e Travis Scott dhe ish-kryetarja e bashkisë së Baltimores, Stephanie Rawlings-Blake, tha për “CBS Morning” se ideja që Scott mund të kishte ndaluar festivalin e muzikës “Astroworld” është “qesharake”.