Celebrities Gossip Music

U tha se nuk e ndaloi performancën ndërkohë që njerëzit po vdisnin, zëdhënësja e Travis Scott jep versionin e saj të ngjarjes!

Në datën 5 nëntor, tetë persona ndërruan jetë dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë festivalit “Astroworld” të reperit Travis Scott. Sipas shefit të zjarrfikësve në Houston, incidenti ndodhi gjatë performancës ku pjesëmarrësit në radhët e spektatorëve nisën të shtyheshin në momentin kur në skenë po performonte Travis, partneri i Kylie Jenner-it dhe disa prej tyre nuk mund të merrnin dot frymë.

Në festivalin muzikor ishin të pranishëm rreth 50 mijë persona. Pavarësisht kritikave nga zyrtarët në Hjuston, zëdhënësja e Travis Scott dhe ish-kryetarja e bashkisë së Baltimores, Stephanie Rawlings-Blake, tha për “CBS Morning” se ideja që Scott mund të kishte ndaluar festivalin e muzikës Astroworld është “qesharake”.

Ata kanë një plan operacioni prej 59 faqesh, ku thuhet qartë se të vetmit që kanë autoritetin për të ndaluar koncertin, ishin producenti ekzekutiv dhe producenti i koncertit. Ai nuk ishte përgjegjës për këtë, por ai dëshiron të jetë përgjegjës për zgjidhjen.

Zyrtarët e qytetit kanë thënë më parë se organizatorët e Scott dhe ‘Astroworld’ duhet ta kishin ndaluar ngjarjen pasi kuptuan se anëtarët e turmës ishin në rrezik. Shefi i zjarrfikësve të Houston, Samuel Peña tha për NBC se:

Artisti, nëse vëren diçka që po ndodh, ai me siguri mund ta ndalojë atë performancë, të ndezë dritat dhe të thotë: ‘Hej, ne nuk do të vazhdojmë derisa kjo gjë të zgjidhet.’

Rawlings-Blake tha se Scott nuk ishte në dijeni se koncerti u shndërrua në një tragjedi. Reperi mori pjesë në një festë pas festivalit, ku Rawlings-Blake tha se ai dhe ekipi i tij po përpiqeshin të “rigrupoheshin”.

Ata po përpiqeshin të kuptonin se çfarë po ndodhte. Kanë kaluar orë e orë pas koncertit kur në të vërtetë e morën vesh tragjedinë, se si ndodhi tragjedia. Dhe ai nuk ka reshtur së qeni i pikëlluar për këto familje. Ai e di se është ai që është për shkak të fansave të tij. Dashuria për fansat e tij është shumë e thellë.

Por pavarësish aludimeve se reperi nuk e ndaloi performancën, Travis Scott duket se e kishte ndërprerë në fakt atë gjatë për të ndihmuar një fans në ankth, sipas një videoje të re të shpërndarë në rrjetet sociale. Në një video të postuar në Instagram, Scott mund të dëgjohet duket bërtitur në lidhje me një fans që ka humbur ndjenjat dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Ndaloni. Kemi nevojë që të na ndihmojë dikush, dikush ka vdekur këtu. Mbahuni, mos i prekni, mos i prekni. Të gjithë thjesht ngrihuni. Sigurimi, dikush të ndihmojë të veprojë shpejt…

Thuhet se Travis do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit për tetë viktimat që vdiqën në festivalin e tij “Astroworld” sipas një deklarate të publikuar të hënën nga një përfaqësues i reperit dhe producentit. Artisti i lindur në Houston do të bashkëpunojë gjithashtu me “BetterHelp” për të ofruar shërbime falas të shëndetit mendor për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.