Celebrities Gossip Showbiz

Trekëndëshi i dashurisë, Khloe Kardashian mes dy ish-partnerëve!

Khloe Kardashian është një nga motrat Kardashian-Jenner që po tërheq vëmendjen e të gjithëve kohët e fundit me romancat në të cilat po përfshihet. Khloe u nda pak kohë më parë nga Tristan Thompson, por nëse mendoni se ajo po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes, gaboheni!

Duket se po pritej që Khloe të ishte single që të gjithë të shprehnin dasurinë ndaj saj. Pak ditë më parë, Khloe kishte ditëlindjen dhe ish-partneri i saj, Tristan, i bëri një urim shumë të përzemërt në Instagram ku shprehte fjalë të ëmbla mirënjohjeje. Tristan nuk e la me kaq, teksa i komentoi Khloe në një foto në rrjetin e saj social, ku i shprehte dashuri ish-it të tij.

Ndërkohë, disa orë më parë, Khloe postoi një foto ku dukej tepër tërheqëse e veshur me bikini dhe me një trup shumë të palestruar. Sigurisht komenti i Tristan nuk mund të mungonte as në këtë foto. Ai i dërgon katër figura Khloe, ku shpreh dashurinë dhe pëlqimin që ka për foton.

Por nëse mendoni se Tristan është ish-i i vetëm që i komenton Khloe, gaboheni. Lamar Odom, një tjetër ish-partner i Khloe, i komenton asaj. Ai shpreh pëlqimin për foton që ka postuar si dhe i dërgon disa zemra.

Me sa duket, Tristan e ka marrë seriozisht punën e ribashkimit, teksa shpeh xhelozi për këtë pëlqim që Lamar shfaq. Ai komenton përsëri në foton e saj duke etiketuar Lamar.

Duket se Khloe është në një trekëndësh dashurie. Të dy ish-partnerët e saj po i shprehin ndjenja të bukura Khloe në rrjetin e saj social por ajo nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me këtë. Dukshëm Khloe këto ditë po përqëndrohet vetëm në të bërit foto të bukura për fansat e saj në Instagram.