Celebrities Music Showbiz

Turneu i Adele po shkon drejt fundit për shkak të audiencës?!

Ylli botëror i muzikës Adele ka shkëlqyer me performancat e saj në “Colosseum” në Caesars Palace që nga mesi i muajit nëntor nga viti i kaluar, por së fundmi kanë filluar që të shfaqen probleme dhe po qarkullojnë lajme se audienca po pakësohet në numër.  Ajo do të vazhdojë koncertet e saj deri më 25 mars të këtij viti dhe u vu re se biletat ishin shitur në nivele rekord.

Edhe pse ishin goxha të kushtueshme, ato shkonin në 40,000 £ (45,360 euro) në faqet e rishitjes së biletave. Por tani çmimet e biletave të rishitjes janë ulur me një 90%  duke e ulur koston në 3,450 £ (3,913 euro) për vend.

Megjithatë, ‘The Sun’ bazuar edhe nga burimi i brendshëm në “Colosseum” pretendon se disa prej shfaqjeve nuk po arrijnë dot të tërheqin një audiencë të plotë. Ata pretendojnë se njerëzit po përdoren për të përmirësuar pamjen e turmës dhe ka pretendime se po fshehin vendet e pashitura, me mundësinë që disa shikues të marrin biletat e minutës së fundit për vetëm 100 dollarë ose më shumë. Një burim thotë:

Performancat e Adele kanë qenë madhështore, por çuditërisht kërkesat për ta parë të këndojë është zbehur dhe kjo reflektohet edhe në çmimin e biletave. Thuhet gjithashtu se njerëzit do të marrin vendet e ndenjëseve në rreshtin e parë për disa qindra dollarë para shfaqjes. Dhe pritja është që çmimet të vazhdojnë të bien ndërsa ajo i afrohet fundit në mars.

Adele u pagua paraprakisht për shfaqjen e saj të 34-të dhe besohet se ajo vlen rreth 200 milionë £. Edhe muajin e kaluar pati një surprizë dhe zemërim nga fansat kur u zbulua se biletat përfundimtare VIP për shfaqjen e saj po shiteshin për 4 milionë si pjesë e një pakete të çmimit të madh të Las Vegas. Gjithësesi na mbetet që të presim deri në muajin mars për të parë se çfarë do të ndodhë jo vetëm me çmimin e biletave por edhe me vetë shfaqjen e ikonës së muzikës.