Celebrities Gossip

U akuzua se i terrorizonte punonjësit e saj, ish-i dashuri i del në mbrojtje Meghan Markle!

Pas akuzave nga disa prej ish-punonjësve të Meghan Marke dhe princit Harry-t të cilët kanë deklaruar se ish-Duka dhe Dukesha kanë patur një sjellje mizore ndaj tyre, ka ardhur edhe reagimi nga ish-i dashuri i Meghan-it, aktori i njohur Joshua Silverstein, i cili duket se ka mbajtur anën e saj.

Ai hodhi poshtë akuzat e ish-punonjësve të cilët kanë patur pretendimin se Markle ka patur nje sjellje tiranike ndaj tyre. Ata u ankuan se ish-aktorja amerikane i terrorizonte, ndërsa princi sillej si despot.

Ndërkaq Joshua u shpreh:

E njoh mirë Meghanin, nuk është në gjendje të poshtërojë vartësit. Mendoj se ka bërë gjithçka për të qenë e lumtur dhe për të bashkëjetuar në një sistem i cili ndoshta nuk ka qenë shumë mikpritës me dikë si ajo, për atë që përfaqëson dhe origjinën se nga vjen.

Ndër të tjera, Meghan rrëfeu në intervistë se kishte bërë një jetë “si e burgosur”, pasi u largua nga shtëpia vetëm dy herë në katër muaj gjatë kohës që jetonte në Pallatin Mbretëror. Ajo ka theksuar se ka menduar vetëvrasjen në muajin e 5-të shtatëzënisë, kunata Kate e ka bërë të qajë e sipas saj familja mbreterore shqetësohej se sa e errët do të ishte ngjyra e lëkurës së djalit Archie.

Rikujtojmë, se ish-Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë në pritje të një fëmije të dytë. Burime pranë “Cosmopolitan” zbulojnë se Meghan Markle po planifikon një lindje natyrale për vajzën e saj. Ish-çifti mbretëror zbuloi gjininë e bebit gjatë intervistës së shumëpërfolur me prezantuesen televizive Oprah Winfrey pak javë më parë.