Modelja e njohur Wanda Nara ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar disa gjëra për shëndetin e saj për të cilin është folur shumë. Përmes llogarisë së saj në Instagram, Nara ka qetësuar ndjekësit duke iu përgjigjur disa pyetjeve. “Si ndihesh? Në televizor kanë thënë që po shkon për kurim, ku?”, pyeti një ndjekës, të cilit Nara iu përgjigj: “Unë nuk do të shkoj për trajtim në asnjë vend. Do të shoqëroj Mauron”.
“Gënjeshtra janë thënë shumë, flasin dhe thonë gjëra që nuk janë të vërteta pa marrë parasysh që flasin për jetën e dikujt tjetër”. Kështu, sipas Naras, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht të gjitha thashethemeve. Ajo u pyet gjithashtu nëse ka momente kur dëshiron të mos jetë më e famshme. “Kur dal me fëmijët e mi ose kur shkoj në supermarket”, u përgjigj ajo.