Celebrities Gossip Showbiz

U ndanë menduat ju por jo, nuk është e vërtetë! Johnny Depp dhe e dashura avokate të lumtur në krahët e njëri-tjetrit!

Thashethemet po qarkullojnë se romanca e fundit e aktorit Johnny Depp ka përfunduar disa muaj pasi kishte filluar, supozohet se gjatë betejës gjyqësore me ish-gruan e tij Amber Heard. Depp është në lidhje me avokaten londineze Joelle Rich, nënë e dy fëmijëve. Por, së fundmi thuhet se Depp dhe e dashura e tij avokate kanë kaluar fundjavën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Burimet thanë për ‘DailyMail’ se Rich mbetet ‘e çmendur’ pas Depp, pasi fluturoi për në Las Vegas për të parë shfaqjen e aktorit. Depp ndërkaq ka kaluar 6 javët e fundit në turne me rokerin britanik Jeff Beck duke u bashkuar me të në skenë në Palms Casino Resort në Las Vegas. Një burim i tha DailyMail:

Joelle ishte e pranishme në koncert. Rich mund të shihej duke parë nga ana e skenës.

Ajo gjithashtu ka publikuar një fotografi të Depp në koncert në llogarinë e saj në Instagram dhe i ka vënë mbishkrimin imazhit me një zemër të madhe të kuqe. Rikujtojmë, se Rich dhe Depp u takuan në vitin 2018 kur ajo e përfaqësoi atë pasi ai paditi gazetën britanike The Sun për shpifje. Edhe pse ai humbi çështjen, Rich ishte gjithashtu krah aktorit gjatë çështjes së tij gjyqësore në Fairfax, Virxhinia, në fillim të këtij viti.

Ndërkaq, gjyqi i famshëm mes aktorëve Depp dhe Heard do të risillet në filmin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”. Siç e dimë ky gjyq u fitua nga Depp i cili mori 10 milionë $ dëmshpërblim për shpifjet e ish-partneres së tij. Me regji të Sara Lohman dhe Guy Nicolucci, në të interpretojnë Mark Hapka dhe Megan Davis.