Celebrities Gossip Showbiz

U ndje e detyruar të krijonte një linjë make up-i?! Lady Gaga zbulon si qëndron e vërteta!

Ylli i muzikës pop Lady Gaga ka debutuar në botën e bukurisë me një linjë make-up të quajtur Haus Laboratories. Gaga thotë se u ndje e detyruar të krijonte një linjë të tillë pasi vitet e shumta në skenë, përdorimi i make up-it, grimit ia kanë bërë fytyrën të duket më e kuqe dhe problematike. 37-vjeçarja tha se:

Ekipi i @hauslabs dhe unë shpenzuam 2 vjet duke zhvilluar këtë korrektor revolucionar të pastër me mbulim mesatar që ndriçon, fsheh dhe heq dukshëm problemet e lëkurës pas 2 javësh. Është bërë me mbi 20 përbërës për kujdesin e lëkurës, duke përfshirë niacinamidin, kafeinën bioteknike dhe arnikën tonë të fermentuar.

Këngëtarja shkroi se zbulimi i grimit e ndihmoi të shpikte Lady Gaga-n.

E gjeta superheroin brenda meje duke u parë në pasqyrë dhe duke parë kush doja të isha. Ndonjëherë bukuria nuk vjen natyrshëm nga brenda por jam shumë mirënjohëse që grimi më frymëzoi një guxim që nuk e dija se e kisha.

Ndërkaq, rikujtojmë se thashethemet për ndarjen e Lady Gaga-s dhe ish-partnerit të saj, Michael Polansky, nisën që në pranverë të këtij viti, edhe pse asnjëri nuk kishte komentuar statusin e marrëdhënies së tyre. Çifti është parë së fundmi së bashku duke ngrënë darkë në ‘Studio City’, pas disa muajsh aludimesh për një krizë në lidhje.