Celebrities Magazine Showbiz

“U plakshi bashkë”/ Dy ish-banorët e BBV3 postojnë foton e dyshimtë së bashku dhe sapo bënë lëmsh rrjetin!

Dy ish banorët e Big Brother VIP3, moderatori Drini Zeqo dhe Dea Vieri kanë publikuar një foto të dyshimtë në rrjetet sociale. Ata shfaqen shumë pranë njëri tjetrit, ndërsa shkruajnë:

Shfletoje foton për lumturi.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë uruar çiftin, çka ngre dyshimet se një histori dashurie mund të ketë lindur mes tyre, por ende nuk është e konfirmuar. Mes komenteve ka edhe personazhe të tjerë publikë, të cilët shkruajnë:

U plakshi bashkë dhe me ndonjë bebush.

Mbetet të presim për konfirmim nga Drini ose Dea, pasi mund të jetë edhe foto e ndonjë bashkëpunimi. Të dy ata ishin banorë të këtij edicioni të Big Brother VIP, edhe pse patën një eksperiencë të shkurtër. Drini la garën për shkak të një problemi shëndetësor në familje, ndërsa Dea u skualifikua me votat e publikut.

Ju rikujtojmë se i ftuar në emsionin “Back to the Beginning” me Kozeta Kurtin ka qenë moderatori i njohur Drini Zeqo. Së fundmi, ai është një prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 3”, ku rrugëtimi i tij përfundoi shumë shpejt për arsye personale, të cilat e detyruan të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Por historia dhe karriera e tij datojnë shumë vite më parë, ku vlen të përmendim këtu se ai ka qenë një nga prezantuesit e Top Albania Radio-s në fillimet e saj. Zbulojeni duke klikuar në këtë link.