Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Getoar Selimi rrëfen për jetën familjare dhe parimet si artist: Jemi me fat…

Reperi i njohur Getoar Selimi ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për karrierën, jetën personale dhe raportin me familjen. I pyetur nga moderatoret se çfarë nuk do të toleronte si artist, Getoari u shpreh prerazi:

Nuk do të toleroja për asnjë çmim gjërat e mia të shenjta si familjen, personalitetin dhe karakterin.

Gjatë bisedës, reperi ndau edhe momente nga përditshmëria e tij si baba, duke theksuar se pavarësisht angazhimeve në punë, për vajzën e tij Margot gjen gjithmonë kohë:

Çfarëdo lloj pune të kem, unë e lë mënjanë për të marrë Margon nga kopshti.

Getoari foli me dashuri për vajzën, duke e përshkruar si një fëmijë me karakter të fortë:

I pëlqen të vishet bukur, ka një karakter të sajin, është shumë kokëfortë, por zakonisht përpiqem gjithmonë ta këshilloj çfarë të veshë.