Lifestyle

Vajza apo djali?! Se kush duhet të paguajë në takimin e parë këtë jua thotë gjyshja më e famshme në TikTok!

Debati se kush duhet të paguajë në takimin e parë ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale e sidomos në platformën TikTok. Pjesë e këtij debati është bërë edhe 93-vjeçarja Lillian Droniak e cila numëron plot 9 milionë ndjekës në llogarinë e saj. Ajo ndau me të gjithë eksperiencën e takimit të saj të parë me një burrë të cilin e takoi kur po blinte një biletë “Bingo”.

Pas takimit që mesa duket nuk i paska shkuar edhe aq mirë, gjyshja Droniak u dha ndjekësve të saj këto këshilla për lidhjet:

Unë kam eksperiencë me këto punë që nga viti 1956. Ti e meriton se s’bën një darkë falas nëse duhet të dëgjosh një burrë të flasë vetëm për veten e tij. Ai nuk më tha as që isha veshur bukur. Nuk ishte një zotëri i vërtetë dhe patjetër që unë nuk i dhashë asnjë puthje. Në asnjë mënyrë.

@grandma_droniak

Replying to @……..1234……..5678 ive been doing this since 1956

♬ original sound – nadim sakha

Sa i përket kësaj teme njerëzit janë gjithnjë të ndarë në dy grupe. Ndërsa shumë njerëz besojnë se burrat duhet të paguajnë, disa mendojnë se gratë duhet gjithashtu të ofrohen për ta bërë këtë, pasi kjo tregon pavarësinë e tyre financiare dhe konsideratë për takimin.