Sipas një studimi të “King’s College London”, Londra është qyteti ku konsumohet më shumë kokainë në Evropë. Në studimin e publikuar në “Sky News”, studiuesit kanë dalë në përfundimin se londinezët konsumojnë mesatarisht 23 kg kokainë në ditë. Në vendin e dytë është Barcelona me 12,7 kg, Amsterdami me 4,6 kg dhe Berlini me 4,6 kg.
León Barrón, shkencëtaro mjeko-ligjor në King’s College në Londër tha se:
Një përdorim i vazhdueshëm i kokainës u vu re gjatë javës me vetëm një rritje të lehtë në fundjavë. Kjo është në kontrast me qytetet e tjera, ku shihet përdorim shumë i fortë rekreativ gjatë fundjavave. Por, duket se kokaina është një drogë e përditshme në Londër.
Ndërkaq, kanabisi shkakton çrregullimit të humorit, të paktën këtë kanë paralajmëruar shkencëtarët e Colorados. Ata kanë realizuar pyetësorin midis 178 përdoruesve të kanabisit legal të moshës 18 deri në 20 vjeç. Pjesëmarrësit i kanë ndarë në tri grupe, në grupin kontrollues i cili nuk përdor kanabis, përdoruesit e kohëpaskohshëm dhe përdoruesit e shpeshtë. Në kundërshtim me pritjet, rezultatet e pjesëmarrësve të cilëve u është diagnostikuar depresioni subklinik, kishin përdorur marijuanën për ‘shërim’.