Celebrities Magazine Showbiz S’e Kam me Ty

Vendimi më i vështirë në jetën e Deborah Keçi: Vazhdimi i studimeve të larta apo sporti?

Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

Këtë mbrëmje me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën ka qenë e ftuar sportistja Deborah Keçi, e cila na tregoi më shumë për fillimet e saj në fushën e sportit, angazhimet ndër vite jashtë Shqipërisë dhe rrugëtimin e ri si drejtoresha e klubit shumësportësh të Tiranës. Përsa i përket edukimit së saj jashtë Shqipërisë, më saktësisht në Universitetin e Bocconi-t në Itali, ajo shprehet se është një eksperiencë që e ka ndihmuar shumë në zhvillimin personal dhe atë profesional më pas për fillimet e punës në bashki.

Një nga vendimet e mia më të vështira ka qenë të shkoja në Itali për të vazhduar studimet e larta. Kam studiuar Ekonomi Ndërkombëtare dhe fakti që mu desh të shkëputesha nga garimi profesionist. Kam qenë 18 vjeç dhe një vajzë që ikën nga familja për herë të parë. U mundova të stërvitesha atje, por e kisha të pamundur të bëja mirë edhe shkollën, edhe stërvitjen dhe vjen një moment që njeriu duhet të vendosë prioritetet dhe për mua sporti, pavarësisht se u kthye në pjesën më të rëndësishme të jetës, nuk ka qenë ndonjëherë prioriteti im. S’e kam parë ndonjëherë veten e vogël që ëndrra ime ishte të bëhe sportiste. Dhe vjen një moment që njeriu duhet të jetë edhe realist. Që unë po e vazhdoj notin dhe ndoshta po e sakrifikoj shkollën tre ose katër vite, po ku do shkoj? A do të bëhem ndonjëherë kampione Europe si Luiza ose kampione bote? Gjasat nuk ishin për tu bërë, sepse noti është pak e vështirë për të çarë në arenën ndërkombëtare dhe s’kisha për tu bërë. Në qoftë se kisha për tu kënaqur me kamipone Shqipërie, unë tashmë e kisha arritur. 

Ky vendim i vështirë i saj rezultoi të ishte një zgjedhje e duhur, pasi kombinimi midis etikës së sportit dhe studimeve të ekonomisë e bënë Deborën atë gruan e suksesshme që ajo është sot.