I ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin ka qenë Shpat Deda këngëtari i cili ka ‘vjedhur’ zemrat e të gjithëve me këngët e tij. Shpati vjen në “Pardon My French” për të treguar detajet se çfarë do të ndodhë më datë 29 prill në koncertin e tij ‘Katarsis’. Një udhëtim i brendshëm. Një çlirim i heshtur që kthehet në tingull. Një mbrëmje neo-soul që prek shpirtin dhe ndez ndjesitë. Shpat Deda & The Private Jets në një koncert recital neo-soul që pulson thellë – KATARSIS…
Përse zhaneri Neo-Soul?
Këtë muzikalitet unë e kam pasur, por kam dashur ta bëj me qëllim dhe është një muzikë që më pëlqen shumë dhe e dëgjoj shumë, është një muzikë që kërkon një rikthim muzika Neo-Soul. Brenda në këtë muzikë ka Hip-Hop, R&B dhe kjo mënyrë e këndimit është një mënyrë që mua më vlen shumë, por është një muzikë më komplekse. Këto janë koncerte që unë mezi i pres sepse më japin një ndjesi shumë të thellë.
Shpat Deda zbulon se një i ftuar special do të vijë në koncert…
Raynald Colom i cili është turmpetist i bazuar në Paris, një nga trumpetistat më të mirë në Europë i cili vjen enkas për këtë koncert edhe pse ai është pjesë e ekipit. Ne me atë jemi takuar në Prishtinë dhe jemi bërë miq shumë shpejt na eci mirë dhe teksa ishim aty e bëmë një këngë shumë spontanisht që ishte nga albumi “Hajde n’Ballon” te kënga “Miss My Flight”.
Cila është një këngë që Shpat Deda ndjehet ndryshe kur e performon?
Nuk e di, por mund të them që janë disa këngë të albumit të parë si për shembull kënga ‘Amël e Thartë’ kur ty të thyhet zemra sepse je duke e dashur dikë shumë (qesh) në atë kohë kur kam qenë duke e performuar e kam ndjerë shumë afër zemrës, tani jam në rregull e kam gjetur dashurinë.