I ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin ka qenë Shpat Deda këngëtari i cili ka ‘vjedhur’ zemrat e të gjithëve me këngët e tij. Shpati vjen në “Pardon My French” për të treguar detajet se çfarë do të ndodhë më datë 29 prill në koncertin e tij ‘Katarsis’. Një udhëtim i brendshëm. Një çlirim i heshtur që kthehet në tingull. Një mbrëmje neo-soul që prek shpirtin dhe ndez ndjesitë. Shpat Deda & The Private Jets në një koncert recital neo-soul që pulson thellë – KATARSIS…
Përse emri “Katarsis” për këtë koncert?
Në kohën në të cilën po jetojmë, ku gjithçka ndodh shumë shpejt, ka shumë zhurmë nuk ke kohë të merresh me veten as një minutë të gjithë kemi nevojë për një çast që të relaksohemi dhe t’ja lejojmë veten që të ndjejmë emocion. Ky koncert dhe materiali i cili ne do të luajmë e ka si qëllim këtë. Qëllimi është që të na afrojë sa më shumë me veten tonë. Procesi që ne e kemi realizuar këtë koncert ka qenë gjithashtu një çlirim emocional edhe për mua. Fjala ‘Katarsis’ e ka kuptimin çlirim emocional. Por gjithashtu qëllimi i këtij koncerti është dhe një lloj ndryshimi dhe reflektimi.
Ky për mua është një moment i rëndësishëm e them këtë sepse një gjë që nuk dua ta bëj është të përsëritem me muzikën që bëj. Dua të bëj edhe një album i cili është shumë i ngjashëm me të dytin dhe të tretin. Ka një ngjashëmëri mes albumeve të mia, por edhe disa ndryshimeve në tingull, komponim. Por ky album i fundit tashmë i katërti është një album i cili e ka ndryshuar gjithë procesin.