Celebrities Health & Beauty Showbiz

Victoria Bechkam ‘bën marketingun’ më të mirë për produktin e ri të markës së saj të bukurisë!

Ish-këngëtarja e “Spice Girls” dhe stilistja e njohur Vicktoria Beckham, ditën e djeshme postoi në rrjetin social Instagram një fotografi, e veshur me një fustan elegant të gjatë në ngjyrë smeraldi pas trupit, i hapur në pjesën e kurrizit, teksa pozonte në një bar. Në postimin e saj kishte shkruar:

Cheeky Posh! 

Victoria ka dashur të tregojë se një produkt nga kompania e saj e kozmetikës, është rikthyer. 47-vjeçarja, ishte pa reçipeta dhe tregoi pjesën e pasme të fustanit të saj teksa mbështeste njërën këmbë për të theksuar fustanin.

Postimi i saj vjen pasi ajo ndezi një mori spekulimesh në Instagram të enjten kur ndau një fotografi provokuese. Stilistja i la fansat të hamendësonin duke pyetur nëse imazhi i një pjese të pasme të veshur me pantallona të shkurtra të bardha ishte i saj, ndërsa ajo ngacmonte kuriozitetin për nisjen e diçkaje të re në kompaninë e saj. Në postimin e saj Vicktoria shkruan:

A mund ta merrni me mend se çfarë do të nisë nesër? Viktoria Beckham Beauty. Pavarësisht nëse jam unë apo jo, po e pranoj se jam!

Victoria më vonë doli edhe një herë të premten për të konfirmuar se imazhi që postoi ishte në të vërtetë një reklamë për produktin e saj të fundit, të quajtur Cheeky Posh, duke shtuar Cheeky me hashtagun “Posh është rikthyer”. Posh është një ‘bronzer’, që i jep lëkurës një skuqje natyrale dhe të lehtë. Gama e pesë nuancave ofron ngjyra që të gjitha funksionojnë në një mori tonesh lëkure. Ish-anëtarja e “Spice Girls”, ndau një selfie për të festuar lançimin e produktit të saj të fundit. Beckham shkruan:

Cheeky Posh është këtu! Jam shumë e emocionuar të ndaj me ju lançimin tonë të ri me pesë nuanca kremoze që qëndrojnë gjatë në fytyrë dhe që shtojnë ngjyrën perfekte të çdo toni të lëkurës. Qëndroni të përditësuar për të marrë në dorë Cheeky Posh. Unë mezi pres që ju t’i provoni ato! VB.