Celebrities Gossip Showbiz

Vishet me fustan nusërie, çfarë paralajmëron vallë Beniada Nishani?

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”.

Së fundmi Beniada ka ndarë me publikun një foto ku shihet e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe duket e mrekullueshme. Edhe pse të gjithë menduam se bukuroshja është duke bërë prova për ditën e dasmës së saj, në fakt nuk është ashtu. Beniada ka qenë modelja e një shtëpie mode për fustane nusërie dhe është shumë e lumtur që ka bashkëpunuar.

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Brenda shtëpisë së “BBV1”, Einxhel dhe Beniada ishin mikesha shumë të mira, por pas daljes marrëdhënia e tyre u prish dhe nuk kishin më komunikim me njëra-tjetrën. Gjithmonë të dyja vajzat janë pyetur lidhur me këtë temë dhe janë përgjigjur se nuk ka pasur një konfikt vetëm ngelje hatri. Ama duket se pas 1 viti vajzat janë pajtuar dhe janë rikthyer në shoqe të mira, kjo për shkak të një postimi në Instastory nga ana e Einxhel, ku ka postuar dhuratën që Beniada i ka bërë djalit të saj.