Celebrities Film & Tv

Pas ngjarjes me Baldwin vjen reagimi i Hailey Bieber dhe i të afërmve të aktorit!

Një ditë pasi xhaxhai i saj Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau kineasten Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij perëndimor ‘Rust’, Hailey Bieber vendosi që të reagonte dhe të ndante mesazhin e saj në rrjetin social Instagram në lidhje me tragjedinë e ndodhur.

Në një postim të ndarë me 38.8 milionë ndjekësit e saj, supermodelja 24-vjeçare tha se ajo ishte ‘plotësisht zemërthyer’ për vdekjen e parakohshme të Hutchins.

Dërgoj gjithë dashurinë time tek familja e Halyna Hutchins. Kjo është një tragjedi vërtet e paimagjinueshme dhe shkatërruese. Lutjet e mia janë gjithashtu me Joel Souza-n ndërsa ai shërohet. Jam absolutisht zemërthyer për të gjithë ata që janë përfshirë.

Bieber iu bashkua një liste të gjatë të të famshmëve që kanë dhënë ngushëllime në lidhje me aksidentin e paimagjinueshëm. Të enjten mbrëma edhe babai i saj, Stephen Baldwin, ndau lutjet e tij përmes Instagramit.

Duke kërkuar që lutjet tuaja sonte miq, nuk mund të thuhet shumë përveç se lutuni për të gjithë të përfshirët në këtë aksident tragjik faleminderit.

Vajza e madhe e Alec dhe kushërira e Bieber, Ireland Baldwin, shkroi në InstaStories të premten:

Dashuria dhe mbështetja ime shkojnë për familjen dhe miqtë e Halnya Hutchins. Dërgimi të lutjeve për t’u shëruar edhe për Joel Souza. Dhe uroj që të mund ta përqafoj babanë tim shumë fort sot. 

Rikujtojmë se edhe vetë aktori Alec Baldwin postoi një deklaratë në rrjetin e tij social Twitter në lidhje me ngjarjen e rëndë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht. Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të trajtuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Zemrën e kam të thyer për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e njihnin dhe e donin Halyna-n.