Celebrities Gossip Showbiz

Vjen në jetë djali i Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, ja e veçanta e emrit të tij!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Në një moment shumë të shkurtër të video-s së ditëlindjes së vajzës së tyre pak muaj më parë, shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Koha ka kaluar shumë shpejt dhe vetëm pak më parë djali i tyre ka ardhur në jetë dhe Xhensila dhe Besi janë bërë tashmë prindër për herë të dytë. Këtë na e ka zbuluar vetë Xhensila me një postim në Instagram, ku përveç ndjesive të saj ka treguar edhe të veçantën e lindjes së bebit. Vogëlushi ka ardhur në jetë sot në datën 11.11 dhe në orën 11:11 AM, një rast shumë i rrallë, dhe të dy kanë vendosur ta quajnë Amen.

Çfarë rrugëtimi kemi pasur të dy së bashku në 9 muaj biri im… Vetëm ne të dy në çdo vështirësi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcën tënde, e une mora forcë vetëm nga ti. Që tani e shikoj madhështinë tënde biri im. Misioni më i bukur i jetës sime është lumturia jote dhe e motrës tënde. Lutja ime për Ajkën dhe ty është t’i keni duart e bashkuara gjithë jetën, të frymëzoni zemrat e njerëzve si motra dhe vëllai më i mirë për njëri-tjetrin.
Të rritesh i fortë në shpirt biri im, paç vullnetin për të bërë gjithçka në rrugën e Zotit.
Amen…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)